Skip Navigation Links
Vizitë pune në HANDIKOS

Vizitë pune në HANDIKOS

02/07/2021

Me dt: 15.06.2021 Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së, drejtori i departamentit për interoperabilitet dhe inspektori i sigurisë, kanë zhvilluar takim me Drejtorin e “Shoqatës së paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës HANDIKOS.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë sqarimet dhe diskutimet rreth iniciativës së ARH për përfshirjen e personave me aftësi te kufizuar në përgatitjen e Rregullores për Specifikacionet Teknike për Interoperabilitet për qasjen e personave me aftësi te kufizuara dhe lëvizshmëri te reduktuar (STI PRM), që ARH ka planifikuar për miratim në këtë vit.
Kjo nisme është mirëpritur nga Drejtori që drejton shoqatën HANDIKOS, dhe është vlerësuar si tejet e rëndësishme për këtë kategori. Ata kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të japin kontributin e tyre gjatë gjithë procesit të përgatitjen së kësaj rregullore.
Zyrtaret nga ARH kane dhënë disa sqarime te përgjithshme rreth përbërjes se rregullores dhe zbatueshmërinë e saj në infrastrukturën, funksionimin dhe menaxhimin e trafikut, aplikimet telematike dhe nënsistemet e mjeteve lëvizëse, ne mënyrë qe të mbulojë të gjitha aspektet e këtyre nënsistemeve që janë të rëndësishme për mundësinë e qasjen për personat me aftësi të kufizuara dhe personat me lëvizshmëri të zvogëluar/reduktuar.
Duke qenë se kjo rregullore përfshinë drejtpërsëdrejti personat me aftësi te kufizuar, ARH ka vlerësuar është shume e rëndësishme që në përgatitjen e saj të përfshihet edhe kjo kategori me qellim që tu krijohet mundësia qe të japin kontributin e tyre në këtë proces.

Recommend: