Skip Navigation Links
Takim me përfaqësues nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit

Takim me përfaqësues nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit

18/11/2021

ARH më datë: 10/11/2021, ka mirëpritur në takim përfaqësues nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit, z. Dejan Lasica-Koordinator i Politikave Hekurudhore, z.Kire Dimanoski -Zyrtar për Hekurudha dhe znj.Anna Krukowska- Zyrtare Ligjore e Acquis të BE-së.

Ishte vizita e parë e realizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit në Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, prandaj ishte e një rëndësie te veçantë.

Nga ana tjetër, ARH përfaqësohej nga znj Zyrafete Krasniqi- zv. Drejtor i Përgjithshëm, Fisnik Sopjani-Inspektor i Larte i Sigurisë, z.Debatik Ramanaj- zv. Drejtor i Departamentit Ligjor/Licencim, znj.Shpresë Krasniqi -Zyrtare Mbështetëse Operative.

Vizita kishte për qellim diskutime rreth çështjeve të rëndësishme hekurudhore si: progresi i zbatimit të Planit të Veprimit Hekurudhor, ndryshimi i Ligjit aktual të Hekurudhave 04/L-063, si dhe përgatitja e Ligjit për Siguri dhe Interoperabilitet.

Transpozimi i kërkesave nga Paketa e Katërt (4) Hekurudhore, që përfshinë shtyllën teknike me versionet e reja të Direktivës për Siguri 2016/798/EU dhe Direktivës për Interoperabilitet 2016/797/EU dhe kërkesa legjislative nga shtylla e tregut hekurudhore, ndër të tjera u diskutuan përgjatë takimit. Tema/çështje të diskutuara që hynin brenda aktiviteteve profesionale të ARH ishin edhe Specifikacionet Teknike për Interoperabilitet STI, transpozimi dhe zbatimi i tyre, regjistrimi nacional i mjeteve lëvizëse NVR, krijimi i regjistrimit elektronik, dhe të tjera.

Recommend: