Skip Navigation Links
PUNËTORIA TRE DITORE ME MISIONIN E EKSPERTËVE NGA TAIEX PËR PËRGATITJEN E PLANIT NACIONAL TË IMPLEMENTIMIT PËR RREGULLOREN STI INF

PUNËTORIA TRE DITORE ME MISIONIN E EKSPERTËVE NGA TAIEX PËR PËRGATITJEN E PLANIT NACIONAL TË IMPLEMENTIMIT PËR RREGULLOREN STI INF

07/12/2021

Ekspertë nga EU TAIEX (Asistenca Teknike dhe Instrumenti i Shkëmbimit të Informacionit) nga data: 29 nëntor deri më dt.: 01 dhjetor 2021, kanë zhvilluar punimet në punëtorinë tre ditore për përgatitjen e Planit Nacional të Implementimit për Rregulloren Specifikacionet Teknike për Interoperabilitet për nënsistemin infrastrukturë STI INF.

Punëtoria është organizuar në përputhje të plotë më masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

ARH vlerëson si shumë të rëndësishme dhe pozitive mbështetjen e TAIEX nëpërmjet Misionit të Eksperteve që po ju jepet ARH-së, përmes asistimit nga ekspertët me përvojë të gjatë në sektorin hekurudhorë, siç janë: z. Christian Weber dhe z. Frédéric Pardé. Këshillat, profesionalizmi dhe përvoja e tyre do të na shërbejnë në përgatitjen e një Plani Nacional të Implementimit për rregulloren STI INF profesional dhe në harmoni me rregulloret dhe direktivat e BE-së.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin të gjitha palët interesit, si nga Ministria e Infrastrukturës, Infrakos SH.A, Trainkos SH.A.

Recommend: