Skip Navigation Links
Takimi i 6-të i Nënkomitetit të MSA-së për Energji, Mjedis, Klimë, Zhvillim Rajonal dhe Transport mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian

Takimi i 6-të i Nënkomitetit të MSA-së për Energji, Mjedis, Klimë, Zhvillim Rajonal dhe Transport mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian

22/03/2022

Me datë 16.03.2022, përfaqësuesit e Autoritetit Rregullatit të Hekurudhave-ARH, në takimin e 6-të nënkomitetit të MSA-së për Energji, Mjedis, Klimë, Zhvillim Rajonal dhe Transport mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të mbajtur online, raportuan para Komisionit Evropian për zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushën e transportit, konkretisht për fushat hekurudhore që ARH mbulon: siguria, licencimit, interoperabiliteti dhe rregullimi i tregut.

Ky ishte raportimi i rregullt vjetor që institucionet e Republikës së Kosovës bëjnë në baza vjetore para Komisionit Evropian, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) e cila ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016, si pjesë e procesit të përmbushjes së obligimeve nga agjenda evropiane. Diskutimet filluan me zhvillimet e fundit legjislative dhe politike në fushën e transportit. Gjatë takimit, pjesë qendrore e raportimit ishin të arriturat kryesore legjislative të ARH-së për vitin 2021 si dhe planifikimet nga agjenda Evropiane për vitin 2022 që kryesisht derivojnë nga Traktati  që Themelon Komunitetin e Transportit. Gjithashtu gjatë raportimit nga përfaqësuesit e ARH-së u potencua nevoja që Komisioni Evropian të mbështes institucionet e Kosovës përgjegjëse për sektorin hekurudhor, veçanërisht ARH në krijimin e Regjistrit Elektronik të Mjeteve Lëvizëse, në mungesë të Kodit Hekurudhor të Shtetit (2 shifror), duke marrë parasysh ndërlidhjen me  European Centralised Virtual Vehicle Register (ECVVR), ashtu siç kërkohen ne Planin e veprimit për Hekurudha, përgatitur nga Komiteti Teknik nën Sekretariatin e Transportit

Recommend: