Skip Navigation Links
VIZITË ZYRTARE E PËRFAQËSUESIT TË LARTË NGA AGJENCIA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR HEKURUDHA - ERA NË ARH

VIZITË ZYRTARE E PËRFAQËSUESIT TË LARTË NGA AGJENCIA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR HEKURUDHA - ERA NË ARH

23/05/2022

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për të diskutuar gjendjen aktuale dhe të ardhmen e Hekurudhave të Kosovës.

Nën organizimin e ERA-ARH dhe NIB, nga data 26 – 29 prill 2022,  është realizuar një vizitë treditore e përfaqësuesit të lartë nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Hekurudha në Kosovë, z. Christoph Kaupat – Zyra Ekzekutive dhe Njësia për Komunikim.

Në vizitën e planifikuar në ARH, z. Kaupat u prit në takim nga znj. Zyrafete Krasniqi – zv. Drejtor i Përgjithshëm në ARH, z. Shkëlzen Qorri- Drejtor për Siguri, znj. Raza Bashota- zv. Drejtor në Departamentin e Interoperabilitetit, Fisnik Sopjani (Inspektor i Lartë i Sigurisë), Marjet Duraku (Inspektor i Sigurisë), Shpresa Krasniqi (Zyrtare operacionale).

Znj. Krasniqi në cilësinë e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të ARH e falënderoj z. Koupat, për vizitën, si dhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme qe Agjencia Evropiane e Hekurudhave i ka ofruar ARH-së. Të përmbledhur prezantoj punën, misionin, vizionin e ARH-së dhe të Hekurudhave të Kosovës. Z. Qorri, shpalosi punët dhe arritjet e deritanishme të Departamentit për Siguri, ndërsa znj. Bashota, prezantoi punën dhe arritjet e Departamentit të Interoperabilitetit  si dhe sfidat si mungesa e një kodit shtetëror hekurudhor si dhe standardet e larta qe bartin STI-të. Z. Kaupat, duke vlerësuar punën dhe arritjet e deritanishme të ARH-së, tha qe bashkëpunimi dhe mbështetja ERA-s për ARH –në do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sipas agjendës, dhe vizitës së planifikuar në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Kaupat me në krye me përfaqësuesit e ARH-së, z. Martin Halilaj - Hetues i Aksidenteve Hekurudhore në Zyrën e Kryeministrit, i shoqëruar nga përfaqësues të Trainkos dhe Infrakos SH.A, më dt.: 28.04.2022, bëri një vizitë teknike në Hekurudhat e Kosovës, punëtorinë e Mirëmbajtjes së Mjeteve Lëvizëse, terminalin e mallrave në Miradi, Qendrën Kontrollit të Trafikut CTC, një vizitë rasti në shpellen e mërmerit në Gadime, e muzeun historik në Infrakos.

Recommend: