Skip Navigation Links
PUNËTORIA TRE DITORE ME MISIONIN E EKSPERTËVE NGA TAIEX PËR PËRGADITJEN E RREGULLORES PËR REGJISTRIN E LICENCAVE TË MAKINISTËVE DHE ÇERTIFIKATAVE PLOTËSUESE

PUNËTORIA TRE DITORE ME MISIONIN E EKSPERTËVE NGA TAIEX PËR PËRGADITJEN E RREGULLORES PËR REGJISTRIN E LICENCAVE TË MAKINISTËVE DHE ÇERTIFIKATAVE PLOTËSUESE

08/08/2022

Me datën 27-29 qershor 2022 ne zyrat e Autoritetit Rregullativ te Hekurudhave është mbajtur punëtoria tre ditore se bashku me misionin e eksperteve te TAIEX te cilet vinin nga Franca dhe Lituania.

Qëllimi i kësaj punëtorie ka qene qe te transpozimi i  vendimi Komisionit te Komunitetit Evropian i datës 29 tetor 2009 mbi miratimin e parametrave baze për regjistrat e licencave te makinistëve dhe certifikatave plotësuese te parapara sipas Direktivës 2007/59/KE te Parlamentit Evropian dhe te Këshillit, i cili rrjedhë si obligim nga Traktati i Komunitetit te Transportit i miratuar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës me 13.11.2018.

Ndërsa qëllimi i misionit te eksperteve nge TAIEX ka qene ofrimi i këshillave dhe udhëzimeve për harmonizimin e këtij legjislacioni me legjislacionin tone vendore, dhe përgatitjen e një drafti te kësaj rregulloreje për regjistrat e licencave te makinistëve dhe certifikatave plotësuese ne përputhje me ligjin dhe praktikat e BE-se.

Gjate kësaj punëtorie tre ditore te mbajtur ne ARH, përpos eksperteve te misionit te TAIEX-it, ka pasur edhe nga një pjesëmarrës nga operatoret hekurudhor respektivisht një përfaqësues nga Menaxheri i Infrastrukturës Hekurudhore Infrakos, një përfaqësues nga Operatori Publik Trainkos, dhe një përfaqësues nga Operatori Privat Railtrans, kuptohet nga ARH përpos departamenti te Licencimit te cilet e kanë organizuar punëtorin, te pranishëm edhe kolegët tjerë nga departamentet profesionale si departamenti i Sigurisë, Interoperbiliteti dhe Rregullimi i Tregut.

Recommend: