Skip Navigation Links
AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE ORGANIZOI PUNËTORINË ME MISIONIN E EKSPERTËVE NGA TAIEX

AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE ORGANIZOI PUNËTORINË ME MISIONIN E EKSPERTËVE NGA TAIEX

31/10/2022

Me mbështetjen e Komisionit Evropian në Kosovë, Departamenti i Interoperabilitetit të ARH-së në bashkëpunim me TAIEX organizuan Punëtorinë pesë ditore me Misionin e Ekspertëve për Specifikimet Teknike për Interoperabilitet (STI) në lidhje me nënsistemin “Aplikacione Telematike për Shërbimet e Pasagjerëve” dhe “Aplikacione Telematike për Shërbimet e Mallrave” – STI TAP TAF

Me qëllim të ofrimit të këshillave dhe udhëzimeve për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave (ARH), në harmonizimin e legjislacionit për interoperabilitetin hekurudhor në përputhje me ligjin dhe praktikat e BE-së, në një punëtori pesë ditore të mbajtur në ARH, nga data 24 - 28 tetor 2022, ekspertët e TAIEX-it nga Franca, z. Christian Weber (këshilltar i lartë për Interoperabilitet SNCF - French Railways Holding), dhe z. Frédéric PARDÉ (ekspert privat i pensionuar nga SNCF), ndanë ekspertizën dhe përvojën e tyre në veçanti mbi Specifikimet Teknike për Interoperabilitet (STI) në lidhje me nënsistemin "Aplikacione Telematike për Shërbimet e Pasagjerëve" dhe "Aplikacione Telematike për Shërbimet e Mallrave' - STI TAP TAF të Sistemit Hekurudhor trans-evropian.

Hapjen e punëtorisë e bëri zëvendës Drejtoresha e Përgjithshme e ARH-së, znj. Zyrafete Zejnullahu – Krasniqi, e cila i falënderoj Misionin e Ekspertëve të TAIEX-it për mbështetjen e vazhdueshme profesionale që po i jepet ARH-së, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe pozitive mbështetjen përmes asistimit nga ekspertët me përvojë të gjatë në sektorin hekurudhorë, siç janë: z. Christian Weber dhe z. Frédéric Pardé. Gjithashtu, ajo i falënderoj për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen si palë të interesit edhe përfaqësuesit nga INFRAKOS SH.A, TRAINKOS SH.A. dhe Railtrans L.L.C. Ndërsa, zv. Drejtori i Departamentit të Interoperabilitetit, theksoj nevojën e harmonizimit të mëtejshëm të legjislacionit të Kosovës me acquis të BE-së në fushën Interoperabilitetit Hekurudhor.

Punimet e kësaj punëtorie u zhvilluan përgjatë pesë ditëve, ku fillimisht u bë pasqyrimi i gjendjes aktuale lidhur me shkëmbimin e informacionit dhe mesazheve telematike, për të vazhduar tutje me realizimin e vizitave në teren si: në Infrakos SH.A., në Trainkos Sh.A., në CTC, në Stacionin hekurudhor në Fushë Kosovë, në terminalin e mallrave në Miradi, si dhe realizimi i një udhëtimi me tren. Rëndësi e veçantë gjatë kësaj punëtorie ju dha edhe pasqyrimit të kornizës evropiane lidhur me dixhitalizimin, përfshirë kontributin e TSI-ve të TAP dhe TAF, kërkesat praktike lidhur me zbatimin e TAP dhe TAF, metodologjinë e hartimit të planit të zbatimit për TAF/TAP, si dhe rekomandimeve të ekspertëve në funksion të përgatitjes se projekt - rregullës STI TAP.

Recommend: