Fushëveprimi i punës:
- Drejtor i Përgjithshëm (Kryeshef Ekzekutiv) i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave
- Kryen pune të zakonshme të Autoritetit në pajtim me te gjitha politikat dhe udhëzimet e nxjerra nga Bordi
- Emëron dhe shkarkon anëtaret e personelit në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme si dhe ligjit ne fuqi
- E informon Bordin përkitazi me çështjet që do të diskutohen gjatë takimeve të Bordit si dhe siguron zbatimin e vendimeve të marra nga Bordi
- Planifikon marrëdhëniet ndërkombëtare, marrë pjesë në negociata në lidhje me traktatet ndërkombëtare për hekurudhat dhe të zhvilloj aktivitete mbi bashkëpunimin ndërkombëtar që i caktohen
- Përcakton politikat për zhvillimin e transportit, rregullave, standardeve, procedurave dhe kodeve për operimin e transportit hekurudhor, rregulloret mbi transportin e njëllojshëm dhe shumëllojshëm si dhe drejtimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit
- Të shkëmbej informata në lidhje me punën e tij, parimet të vendimmarrjes dhe praktikat me organe të tjera të huaja rregullatore për qëllime të koordinimit të parimeve të vendimmarrjes në sektorin ndërkombëtar hekurudhor
- Ofron informata për publikun, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, si pjesë e aktiviteteve të marrëdhënieve me publikun
- Çdo detyre tjetër sipas ligjit të Hekurudhave të Republikës së Kosovës.
Detyrat/Përgjegjësitë
- Siguron menaxhimin operativ dhe strategjik te ARH-së
- Siguron /garanton përkrahje administrative për takimet e Bordit mbikëqyrës
- Bashkërendimi i detyrave dhe punëve për departamentet e ARH-së
- Harton raporte sektoriale, vjetore dhe ato përfundimtare zbatuese dhe te njëjtat ja paraqet Bordit Mbikëqyrës
- Përgatitja e politikave rreth aspekteve të ndryshme të rregullimit të transportit hekurudhor duke përfshirë licencat, certifikatat e sigurisë, autorizimet e sigurisë, Interoperabilitetin, rregullimin e tregut etj
- Menaxhon burimet financiare të ARH-së brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme si dhe mbikëqyrë aktivitetet e prokurimit
- Mbështet MI-në dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës në formulimin e një politike të transportit hekurudhor me qasje të lirë
- Siguron pajtueshmëri me kërkesat e informimit dhe publicitetit
- Përcakton strategjinë e komunikimit dhe zbaton planin e komunikimit dhe
- Mbanë lidhje të ngushtë me homolog kompetent për të siguruar përmbushjen adekuate të të gjitha çështjeve domethënëse.
Zyrafete Zejnullahu – Krasniqi
Zv.Drejtor i Përgjithshëm/Acting General Director
e-mail: [email protected] | ueb: www.arh-ks.org
tel: +383 38 220 040 ext 120
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave/Railway Regulatory Authority
Rr. Rrustem Statovci nr. 29, 10000, Prishtinë
Republika e Kosovës/Republic of Kosovo