Skip Navigation Links

Departamenti i Rregullimit të Tregut

 Detyrat e Organit Rregullativ të Tregut Hekurudhor janë si në vazhdim:

  • Sigurimi që pagesat e vendosura nga menaxheri i infrastrukturës apo organi i vendosjes së pagesës nuk janë diskriminuese. sigurimi që qasja në binarë, qasja në stacione, qasja në depot e operatorëve që plotësojnë kushtet e domosdoshme të jetë e drejt, transparente dhe jo diskriminuese. mbikëqyrja e negocimeve ndërmjet aplikuesve dhe menaxherëve të infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët në lidhje me nivelet e pagesës për infrastrukturë. Ato negociata duhet të lejohen vetëm nëse ato kryhen nën mbikëqyrjen e Organit Rregullativ të Tregut Hekurudhor.  intervenimi nëse negociatat e tilla kanë të ngjarë se do jenë në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji. sigurimi se a përmban ekspozeu i rrjeti klauzola diskriminuese apo krijon kompetenca diskriminuese për menaxherët e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët, të cilat ata mund t’i shfrytëzojnë për t’i diskriminuar aplikantët. analizimi dhe monitorimi i konkurrencës dhe kualitetit të shërbimeve në tregun e shërbimeve hekurudhore dhe në tregjet e brendshme dhe të jashtme konkurruese. E gjithë kjo të bëhet me iniciativën e tij dhe me qëllim të parandalimit të diskriminimit në mesin e aplikantëve.
  • ARH vepron si organ për ankesa për tregun hekurudhor. Secili aplikant duhet të ketë të drejt të ankohet nëse beson se ka qenë i trajtuar në mënyrë të padrejtë, i diskriminuar dhe në veçanti kundër vendimeve të miratuara nga menaxheri i infrastrukturës, operatori i pajisjeve për ofrimin e shërbimeve apo kur është e mundur edhe nga ndërmarrja hekurudhore në lidhje me:  ekspozeun e rrjetit dhe kriteret që përfshihen në te; procesin e alokimit të traseve dhe rezultatin e tij;  skemën e pagesave për shfrytëzimin e infrastrukturës hekurudhore; nivelin apo strukturën e pagesave të infrastrukturës që është apo që mund të kërkohet të paguhet;  aranzhimet për qasje në infrastrukturën hekurudhore;  aranzhimet për qasje dhe për pagesë për shërbimet vendimet e organeve kompetente për sigurinë dhe interoperabilitetin hekurudhor.
  • Shqyrtimin e ankesave për tregun hekurudhor, adresimin e ankesave të konsumatorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së konsumatorëve e bënë Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor
  • Detyrat tjera të Organit Rregullativ të Tregut Hekurudhor duhet të jenë: monitorimi i tërë tregut hekurudhor në Kosovë. Në këtë drejtim, Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor duhet të përgatis raportin vjetor të cilin ARH pas miratimit të tijë do ta paraqes në Kuvendin e Kosovës. Duhet të përgatitet akti nënligjor për të ofruar baza për raportin e tillë vjetor, mbi bazat e rekomandimeve të BE-së për atë raport vjetor (Skema e monitorimit të tregut hekurudhor). dhënia e kontributit për politikat të cilat ofrojnë zhvillim të qëndrueshëm, shërbime mjedisore të transportit dhe kontribut në zbatimin e tij. Dhënia e kontributit për të zhvilluar sistem të integruar të transportit të udhëtarëve dhe mallrave. kontributi në lejimin e procesit për të lejuar mbylljen e shërbimeve publike të udhëtarëve të interesit të përgjithshëm ekonomik, mbylljen e binarëve dhe stacioneve.

 

Jakup Bellaqa

Drejtor i Departamentit për Rregullimin e Tregut

email: [email protected] | ueb: www.arh-ks.org

tel: +383 38 220 040 ext 110 | mob: +383 44 345 559

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

rr. Rrustem Statovci nr. 29, 10000, Prishtinë

Republika e Kosovës