Skip Navigation Links

POLITIKA E CILËSISË

Është politikë e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Republikës së Kosovës (ARH) të krijojë, zbatojë dhe mirëmbajë një sistem për menaxhim të cilësisë brenda organizatës, përmes të cilit sigurohet realizimi i plotë i detyrave të ARH -së, me qëllim të garantimit të një ambienti të sigurt dhe konkurrues hekurudhor në Republikën e Kosovës.

Për ne, shfrytëzuesit e shërbimeve tona janë shumë të rëndësishëm, prandaj, ne përpiqemi që të ofrojmë shërbime sa më cilësore, duke matur kënaqshmërinë e tyre, duke përmirësuar vazhdimisht efektivitetin dhe efikasitetin e punës sonë, duke monitoruar performancën tonë kundrejt objektivave të vendosura dhe duke promovuar përfshirjen e punëtorëve në të gjitha proceset e punës.

Është obligim i menaxhmentit dhe i secilit punëtor në ARH-s që gjatë gjithë kohës t’u përmbahen legjislacionit në fuqi dhe procedurave të dokumentuara të punës, të përshkruara në manualin e cilësisë dhe dokumentet tjera të ndërlidhura.

Menaxhmenti i ARH-së është i zotuar për përmirësime të vazhdueshme të shërbimeve që ofron, përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe përdorimit të teknologjive të reja dhe duke rishikuar vazhdimisht politikën e saj të cilësisë (së paku një herë në vit).