Sipas Ligjit për Hekurudhat e Kosovës 04/L/063 dhe Direktivës 2008/57EC-së për Interoperabilitet, çdo shtet duhet të mbajë një regjistër të mjeteve hekurudhore të autorizuara në territorin e saj për ta ndërlidhur atë me Regjistrin Qendror Evropian të llojeve të autorizuara të mjeteve lëvizëse hekurudhore.
Në Kosovë detyra e mbajtjes së Regjistrit Nacional të Mjeteve Lëvizëse (NVR) hekurudhore i është caktuar ARH-së, Departamentit të Interoperabilitetit i cili ka për detyrë të organizoje këtë regjistër dhe për ti futur të gjitha mjetet lëvizëse hekurudhore që janë në shërbim në Kosovë brenda këtij regjistri.
Regjistri ad-hoc azhurnohet me të dhëna që ofrohen nga Menaxheri i Infrastrukturës MI dhe Ndërmarrjet Hekurudhore NH.