Skip Navigation Links
Komunikatë për media

Komunikatë për media

30/11/2015

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, z. Enis Berisha ka pritur sot në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Miljan Majhen.

Fillimisht, Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së, z. Berisha dhe Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, z. Majhen vlerësuan lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, duke premtuar angazhim edhe më të madh në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin hekurudhor.

Z. Berisha falënderoi Ambasadorin slloven, z. Majhen për vizitën që i ka bërë ARH-së, duke u shprehur i nderuar që pret një Ambasador të një shteti mik të Kosovës siç është Sllovenia. Më tej z. Berisha paraqiti të arriturat e ARH-së në fushat të cilat ARH i mbulon, siç janë: Siguria, Rregullimi i Tregut, Interoperabiliteti, dhe Licencimi. Përgatitja e akteve nën ligjore të nevojshme për funksionimin e ARH-së, Licencimi i kompanive (Infrakos dhe Trainkos), dhënia e Autorizimit të Sigurisë për menaxherin e Infrastrukturës Infrakos, dhënia e Certifikatës së sigurisë për Operatorin për operim me trena Trainkos si dhe dhënia e Autorizimeve për futjen në shërbim të lokomotivave, trenave motorik dhe vagonëve për udhëtarë, u cilësuan si të arriturat më të rëndësishme të ARH-së nga z. Berisha.

Ambasadori i Sllovenisë në Republikën e Kosovës, z. Majhen, paraqiti nevojën e rritjes së bashkëpunimit në sektorin hekurudhor, në veçanti në sektorin të cilin ARH-ja e mbulon.       z. Majhen gjithashtu bëri një përshkrim të përgjithshëm të funksionimit të sektorit hekurudhor në Slloveni, në veçanti tregoi për të arriturat e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave në Slloveni. Gjithashtu, Ambasadori Majhen shprehi gatishmërinë e tij që të kontribuoj në fuqizimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në mes të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Republikës së Kosovës dhe Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Republikës së Sllovenisë. Ambasadori Majhen tha se Sllovenia është e interesuar dhe e gatshme të ndihmoj ARH-në dhe sektorin hekurudhor në Kosovë në fusha specifike ku ka nevojë.

Në fund të takimit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy Autoriteteve, z. Berisha propozoi që të bëhet binjakëzimi i këtyre dy institucioneve dhe të nënshkruhen marëveshje bashkëpunimi në fusha të caktuara me interes reciprok. Një ide e tillë u mirëprit edhe nga Ambasadori slloven z. Majhen.

Recommend: