Në përmbushjen e përgjegjësive të veta, departamenti udhëhiqet nga korniza ligjore që është përcaktuar me Ligjin për Hekurudhat e Kosovës Nr. 04/L-63 dhe sipas Dispozitave të Direktivës 2008/57/EC për Interoperabilitet dhe Direktivës 2004/49/EC për Siguri.
Interoperabiliteti është një iniciativë e Bashkimit Europian për promovimin e një tregu të vetëm në sektorin hekurudhor. Kjo iniciativë evropiane është e dizajnuar për të përmirësuar pozitën konkurruese të sektorit hekurudhor kështu që ajo të mund të konkurrojë në mënyrë më efektive me format e tjera të transportit. Këtë e bënë përmes një kuadri rregullator që nxit harmonizimin teknik dhe standardizimin e hekurudhave të Evropës.
Parashikon standartet e përbashkëta teknike të quajtura Specifikime Teknike për Interoperabilitet STI, që të aplikohen në të gjithë sistemin hekurudhor brenda dhe jashtë Kosovës.
Si Departament brenda ARH-së është përgjegjës për t’i përcaktuar kushtet të cilat duhet t’i plotësojë sistemi hekurudhor në Kosovë për të arritur interoperabilitetin me sistemin hekurudhor të BE-së në drejtim të krijimit të hapësirës të interoperabilitetit Evropian, pjesë e së cilës dëshiron të jetë edhe Kosova.
Kushtet në lidhje me interoperabilitetin përmbajnë dizajnin, rindërtimin, futjen në shërbim, modernizimin, përtëritjen, operimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të sistemit e gjithashtu edhe kualifikimeve profesionale dhe kushtet e shëndetit dhe sigurisë së stafit i cili kontribuon në operimet dhe mirëmbajtjen e tij.
Raza Bashota
Zv. Drejtor i Departamentit për Interoperabilitet
email: [email protected] | ueb: www.arh-ks.org
tel: +383 38 220 040 ext 118 | mob: +383 44 530 506
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave
Rr. Rrustem Statovci nr. 29, 10000, Prishtinë
Republika e Kosovës