Organi Përgjegjës për Sigurinë Hekurudhore duhet të përpiloj raportin vjetor në lidhje me sigurinë të cilin ia paraqet ARH-së. Ky raport i dorëzohet ARH-së, deri në fund të shtatorit te vitit vijues.
Ky raport duhet t’i përshkruaj aktivitetet e vitit paraprak me informacionin së paku mbi:
- zhvillimet e sigurisë hekurudhore duke përfshirë informacionin për Treguesit e Përbashkët të Sigurisë (TPS);
- ndryshimet e rëndësishme në legjislacion dhe rregullativë në lidhje me sigurinë hekurudhore;
- zhvillimin e certifikatës së sigurisë dhe autorizimit të sigurisë në Kosovë;
- rezultatet dhe përvoja në lidhje me mbikëqyrjen e menaxherëve të infrastrukturës dhe të ndërmarrjeve hekurudhore; dhe
- uljet të cilat nëse vendoset të bëhen nga Organi Përgjegjës për Sigurinë hekurudhore lidhur me identifikimin dhe certifikimin e subjekteve përgjegjëse për mirëmbajtjen e mjeteve transportuese hekurudhore të regjistruara në vendet tjera jashtë Kosovës dhe të cilat mirëmbahen sipas ligjeve të këtyre vendeve.