Skip Navigation Links
Komunikatë për Media

Komunikatë për Media

30/11/2015

Me datë 28.04.2014 është nënshkruar Memorandum – Bashkëpunimi në mes të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Republikës së Kosovës që e përfaqësoj z. Enis BERISHA dhe Drejtorisë së Hekurudhave të Republikës së Malit të Zi që e përfaqësoj z. Nebojša OBRADOVIĆ.

28/04/2014 - 11:46 Enis Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandum – Bashkëpunimit tha se pas disa takimeve në mes të përfaqësuesve të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Republikës së Kosovës dhe atyre të Drejtorisë së Hekurudhave të Republikës së Malit të Zi, kemi arritur deri te ky moment i rëndësishëm të cilin sot po e konkretizojmë me nënshkrimin e këtij Memorandum Bashkëpunimi.

Z. Berisha tha se qëllimi e këtij Memorandum – Bashkëpunimi është që të forcohet bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, për të zgjeruar dhe për të rritur marrëdhëniet ndërmjet institucioneve rregullatorë gjithëpërfshirës në sektorin hekurudhor të të dyja vendeve dhe për të promovuar bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe më të përparuar për sa i përket çështjeve për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit Hekurudhor për të dyja Palët.

Me këtë rast dua të falënderoj Drejtorin e Drejtorisë së Hekurudhave të Malit të Zi z. Nebojša Obradović për bashkëpunimin që kemi pasur deri më tani lidhur me aktivitetet e përbashkëta në fushat ku ne jemi përgjegjës, si fusha e Licencimit, Sigurisë, Interoperabilitetit dhe Rregullimit të Tregut në sektorin e hekurudhorë. Besoj se tani pas nënshkrimit të Memorandum – Bashkëpunimit do të vazhdojmë edhe më shumë ti shkëmbejmë përvojat tona përmes organizimit të forumeve të ndryshme për diskutim dhe shkëmbim të ideve dhe të ekspertëve për çështjet rregullatore në sektorin e hekurudhave. Të shkëmbejmë eksperienca dhe informacione rreth çështjeve të përbashkëta sa i përket rregulloreve dhe direktiva të BE-së në sektorin hekurudhor si dhe të mbajmë një dialog të hapur me të gjitha palët e interesit në sektorin e hekurudhave në rajon.

Po ashtu, Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së z. Enis Berisha shfrytëzoi rastin të falënderoi edhe Kryetarin e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Infrastrukturë të Kuvendit Republikës së Kosovës z. Zenun Pajaziti për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, si organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi Republikës së Kosovës i cili rregullon dhe mbikëqyrë sektorin e hekurudhave në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe me legjislacionin në fuqi të BE-së, të përshtatshëm për Kosovën në këtë sektor.
Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë së Hekurudhave të Malit të Zi z. Nebojša Obradović tha se pas iniciativës së Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, e cila si ide ka ardhur nga ARH-ja pas takimit që e kemi mbajtur vitin e kaluar në Podgoricë. Ne me kënaqësi kemi pranuar nënshkrimin e Memorandum – Bashkëpunimit për rregullimin e sektorit hekurudhor. Prandaj ne si drejtori kemi nevojë për përvojën e ARH-së pasi që janë shumë mirë në aspektin e legjislacionit për sa i përket rregullimit dhe mbikëqyrjes së sektorit hekurudhor si dhe përvojave të lëshimit te autorizimeve dhe certifikatave të sigurisë dhe fushave tjera që janë përgjegjës. Drejtori i Drejtorisë se Hekurudhave të Malit të Zi z. Nebojša Obradović, në fund të takimit shprehi një falënderim të posaçëm për Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave z. Enis Berisha për bashkëpunimin e treguar deri më tani, duke u zotuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Recommend: