Skip Navigation Links

Ankesat

Secili aplikant duhet të ketë të drejt të ankohet nëse beson se ka qenë i trajtuar në mënyrë të padrejtë, i diskriminuar dhe në veçanti kundër vendimeve të miratuara nga menaxheri i infrastrukturës, operatori i pajisjeve për ofrimin e shërbimeve apo kur është e mundur edhe nga ndërmarrja hekurudhore. Po ashtu udhëtarët që nuk janë të kënaqur me trajtimin e ankesave nga ndërmarrja hekurudhore mund të ankohen tek Departamenti i rregullimit të Tregut, nga Departamenti i Tregut kërkohet të vendos për ndonjë ankesë dhe të ndërmerr veprim për të përmirësuar situatën brenda kohës maksimale prej dy muajsh nga marrja e gjithë informacionit.