Autorizimi i Sigurisë - dokumenti me të cilin menaxheri i infrastrukturës dëshmon se plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve infrastrukturore të sigurta.
Secili menaxher i infrastrukturës që mban licencën duhet të merr autorizimin e sigurisë para se
t’i jepet e drejta për qe të ofrojë shërbime në infrastrukturën hekurudhore. Qëllimi i autorizimit të sigurisë është të ofroj dëshmi se:
- menaxheri i infrastrukturës ka të vendosur sistemin e menaxhimit të sigurisë,
- konfirmon pranimin e dispozitave se menaxheri i infrastrukturës ka plotësuar kërkesat specifike të domosdoshme për dizajn, mirëmbajtje dhe operim të sigurt të infrastrukturës hekurudhore duke përfshirë kur është e përshtatshme mirëmbajtjen dhe operimin e kontrollit të trafikut dhe sistemin e sinjalizimit.
Procedurat tjera për dhënien e autorizimit të sigurisë janë paraparë në Ligjin 04/L-063, për hekurudhat në Republikën e Kosovës.
1