Skip Navigation Links
Pasojat e ndryshimit të pakos së parë hekurudhore në zonën e Ballkanit Perëndimor

Pasojat e ndryshimit të pakos së parë hekurudhore në zonën e Ballkanit Perëndimor

26/11/2015

Me datë 17.10.2012 në Prishtinë u mbajt Workshopi (punëtoria) një ditore me temen “Pasojat e ndryshimit të pakos së parë hekurudhore në zonën e Ballkanit Perëndimor”, nën organizimin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH) të Kosovës si përfituesi kryesor i projektit, mbështetur edhe nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, ku si implementuese e projektit është TAIEX.

Fjalën e hapjës së kësaj punëtorie e majtën z. Enis Berisha nga ARH dhe z. Frank Jost nga Komisioni Evropian.

Drejtori i përgjithshëm i ARH z. Enis Berisha faleminderoi për mbështetje Zyren Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë si dhe të gjithë përfaqësuesit nga vendet anëtare të SEETO-s për pjesëmarrje në ketë punëtori.

Frank Jost, filloi elaborimin e agjendës të paraparë për ketë punëtori, ku filloi me shpjegimin e direktivave të BE dhe transpozimi i tyre në ligjet nacionale, duke thëne se në ligjet nacionale nuk duhet të transpozohen të gjitha nenet e Direktivave të BE, por vetëm ato nene të cilat janë në përputhshmëri me ligjet nacionale.

Pjesëmarrës në ketë workshop ishin përpos nga ARH moren pjesë edhe përfaqësuës nga:

  • Komisioni Evropian, Frank Jost,
  • MC Mobility Consultants-Viena, Klaus Uhl,
  • MC Mobility Consultants-Viena, Wolfgang Schausberger,
  • Public Railway Agency Slovenia, Benjamin Steinbacher-Pušnjak,
  • Hekurudhat Shqiptare-Shqipëri, Gramos Gjikolli,
  • Ministry of Transport and Communications-Macedonia, Svetlanka Popovska,
  • Agency for Regulating the Railway Sector-Macedonia, Bozidar Petroski,
  • Ministry of Transport and Maritime Afairs-Montenegro, Tanja Dašić,
  • Ministry of Transport and Maritime Afairs-Montenegro, Danijela Đorić,
  • Adviser to Director of Railway, DR-Montenegro, Milan Banković,
  • MMATI-Croatia, Ljiljana Bosak,
  • Ministria e Infrastrukturës së Kosovës, Xhemë Veseli,
  • Kryeshef Ekzekutiv-Infrakos, Agron Thaqi,
  • zv. Kryeshef Ekzekutiv-Infrakos, Xhevat ramosaj,

Të ftuar në ketë punëtori ishin të gjitha vendet anëtare të SEETO-s, kanë marrë pjesë të gjithë përpos Serbisë dhe Bosjnjë dhe Hercegovinës.

Më pastaj u vazhdua me agjendën e paraparë për ketë takim e cila ishte:

  • Prezantimi i ndryshimeve të rëndësishme në Direktivë për krijimin e një zone të vetme hekurudhore Evropiane për zonen e Ballkanit përendimor (Recast),
  • Diskutimi lidhur me sfidat e rregullatorve ekzistuës, rastet e veçanta të diskriminimit, deklarata e rrjetit (tarifat e Infrastrukturës), marrëveshjet kontraktuale në mes të menaxherve të infrastrukturës dhe qeverisë, Kontartat mbi sherbimet Publike në mes të ndermarrjeve hekurudhore dhe qeverisë,
  • Forcimi i rolit të organeve rregullatore ashtu siq përmendet në paketën e parë hekurudhore,
  • Pasojat për Autoritetet rregullatore në zonen e Ballkanit verior, struktura ekzistuese dhe organizimi,
  • Sfidat në transportin ndërkombëtar  në zonen e Ballkanit verior,
  • Përvojat në çështjen e monitorimit të tregut hekurudhor.

Në ketë takim kishte shumë pyetje nga të gjithë pjesëmarrësit dhe përgjigje nga organizatorët e takimit të mbështetur edhe nga MC Mobility Consultants-Viena.

Organizimi i një punëtorie të ketijë niveli paraqet edhe një të arritur të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH) të Kosovës në rritjën e kompetencës dhe bashkëpunimit me autoritetet tjera rregullative në regjion dhe më gjerë, kjo gjithashtu shërben edhe për shkembimin e përvojave dhe praktikave me të mira të përdorura sot nga vendet anëtare të BE.

Recommend: