Skip Navigation Links
Certifikimi dhe Autorizimi i Kompanive Hekurudhore: INFRAKOS dhe TRAINKOS

Certifikimi dhe Autorizimi i Kompanive Hekurudhore: INFRAKOS dhe TRAINKOS

26/11/2015

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH) të Kosovës, me datë 30.01.2013 në një ceremoni rasti të organizuar në bashkëpunim me zyrën e Komisionit Evropian në prani edhe të përfaqësuesve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës znj. Safete Hedergjonaj kryetare e komisionit për buxhet dhe financa, ministria e zhvillimit ekonomik z. Ramadan Sejdiu udhëheqës i NJMNP, ministria e infrastrukturës, përfaqësues nga Infrakos dhe Trainkos u dhanë certifikatat dhe autorizimet e para nga ana e ARH.

Fjalën e hapjes të kësaj ceremonie e mbajti kryetari i bordit mbikëqyrës të ARH z. Halit Gara i cili pasi që bëri një falënderim për pjesëmarrësit në ketë solemnitet, bëri një përshkrim të shkurtër të punës së ARH.

Mandej një fjalim rasti e mbajti edhe drejtori i përgjithshëm i ARH z. Enis Berisha i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në ketë ngjarje të veçantë nder të tjera tha:

Fillimisht me lejoni t’ju falënderoj për pranin tuaj në këtë takim kaq të rëndësishëm për sektorin hekurudhore, pra për Lëshimin e Autorizimit të Sigurisë dhe Certifikatës së Sigurisë për Kompanitë Hekurudhore në Republikën e Kosovës. Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës INFRAKOS  dhe Operimet me Trena të Hekurudhave të Kosovës TRAINKOS.

Lëshimi  i Autorizimit të Sigurisë dhe Certifikatës se Sigurisë sot është një ngjarje shumë e rëndësishme, por për të arritur deri te kjo ngjarje për ARH-në dhe palët tjera të përfshira, ka qene një proces në të cilin është punuar jashtëzakonisht shumë me angazhimin e madhe të Departamentit të Sigurisë, stafit të ARH-së dhe me mbështetjen e madhe te cilën e ka dhen Bordi i ARH-së dhe konsulenca gjatë këtij procesi.

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit të Hekurudhave, njëra nga obligimet e dala nga ky ligj ka qenë Lëshimi i Autorizimeve të Sigurisë dhe Certifikatës së Sigurisë për Kompanitë Hekurudhore.

Ne si Autoritet Rregullativ i Hekurudhave, së bashku me Ministrin e Infrastrukturës dhe konsulencën ndërkombëtare të përfshirë në këtë proces, për të implenentuar këtë Ligj.

Fillimisht, kemi nxjerr Udhëzimin Administrativ për Autorizim dhe Certifikatë të Sigurisë;
Kemi nxjerr Rregulloren e brendshme të ARH-së për Autorizim dhe Certifikatë të Sigurisë;
Kemi përgatitur formularin dhe gjitha procedurat e nevojshme të aplikimit për Autorizim dhe Certifikatë të Sigurisë dhe
Gjithashtu, gjatë këtyre fazave i kemi njoftuar kompanitë hekurudhore INFRAKOS  dhe TRAINKOS,  me këto zhvillime dhe njëkohësisht kemi ofruar ndihmë të ndërsjellë.
Pra, të nderuar pranishëm, pas përfundimit me sukses të gjithë këtij procesi ne si ARH sot kemi arritur në momentin e Lëshimit të Autorizimit të Sigurisë dhe Certifikatës së Sigurisë të INFRAKOS-it dhe TRAINKOS-it. Ky moment sot përveç se paraqet në vete një moment solemn, në thelb tregon qartazi: Rregullimin e Sektorit Hekurudhor në Republikën e Kosovës, Implementimin e Ligjit të Hekurudhave dhe Përmbushjen e një Standardi Evropian për Sektorin e Transportit Hekurudhor. Në këtë mënyrë, po përmbushet njëri nga qëllimet  e ligjit, dhe njeri nga misionet e ARH-së, pra Rregullimi i Sektorit Hekurudhore në Republikën e Kosovës.

Në fund drejtori i përgjithshëm i ARH z. Enis Berisha një faleminderit të veçantë e bëri për Zyrën e Komisionit Evropian për asistencën teknike që e ka dhënë në ketë proces me ekspertet nga konsulenca Mability Consultants.

Një fjalë rasti e mbajtën Përfaqësuesi Special Thomas Gnochi, Kryesues  i Sektorit Politik, Zyra e BE në Kosovë / Përfaqësuesi Special i BE, znj. Safete Hadergjonaj kryetare e komisionit për buxhet dhe financa në parlamentin e Kosovës, përfaqësues nga Infrakos dhe Trainkos, të cilët shprehen mirënjohjet e tyre për bashkëpunimin dhe punën e mirë qe është duke e bërë ARH në përmbushjen e obligimeve ligjore të parapara me ligjin për hekurudhat e Kosovës 04/L-063 dhe direktivat Evropiane për ketë fushë.

Recommend: