Autoritetit Rregullativ i Hekurudhave të Republikës së Kosovës ka nënshkruar Memorandum – Bashkëpunimi me Drejtorinë e Inspektimit Hekurudhor në Republikën e Shqipëris.
10/12/2014 - 20:06 Duke pasur parasysh rëndësinë e rritjes së shkallës së njohurive të kuadrove në fushën e transportit hekurudhor, në funksion të përmbushjes së objektivave të ndërsjella, Autoritetit Rregullativ i Hekurudhave të Republikës së Kosovës dhe Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor të Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të përcaktimit të mënyrave të bashkëpunimit midis dy institucioneve nënshkruese.
Enis Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandum – Bashkëpunimit tha se pas takimeve të ndërsjella në mes të përfaqësuesve të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Republikës së Kosovës dhe atyre të Drejtorisë së Inspektimit Hekurudhor të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur deri te ky moment i rëndësishëm të cilin sot po e konkretizojmë me nënshkrimin e këtij Memorandum Bashkëpunimi.
Ndërsa Ahmet Allamani, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit Hekurudhor në Republikën e Shqipërisë shprehi gatishmërinë e plotë të Institucionit të cilin ai e drejton për vazhdim të bashkëpunimit të ngushtë me ARH-në me qëllim të ngritjes së kapacitetev profesionale në sektorin hekurudhorë.
Objektiv kryesor i këtij memorandumi është nxitja e bashkëpunimit reciprok në fushën apo sektorin hekurudhor mes stafit të Autoritetit dhe Drejtorisë së Inspektimit Hekurudhor si dhe përfitime të tjera reciproke në fushat me interes të përbashkët. Sipas këtij memorandumi të nënshkruar, palët obligohen që të marrin përsipër masat e nevojshme për të ngritur kapacitete e ndërsjella në fushën e transportit hekurudhor, nëpërmjet veprimeve të nevojshme të specifikuara në memorandumin e bashkëpunimit.