Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH) të Kosovës, pas pregatitjës së anës ligjore miratimit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës të udhëzimeve administrative për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherëve të infrastrukturës, si dhe rregullores për licencim nga ana e ARH, me datë 22.11.2012 në një ceremoni rasti të organizuar nga ARH solemnisht në prani edhe të përfaqësuesve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Kryetar i Komisionit Funksional z. Pajaziti, nga ministria e infrastrukturës zëvendës Ministër z. Krasniqi, përfaqësues nga Infrakos dhe Trainkos u dhanë licencat e para nga ana e ARH.
Fjalën e hapjes të kësaj ceremonie e mbajti kryetari i bordit mbikëqyrës të ARH z. Halit Gara i cili pasi që bëri një falënderim për te pranishmit, bëri një përshkrim të shkurtër të punës së ARH dhe rrugës që kemi kaluar deri në dhënien e licencave për Infrakos dhe Trainkos.
Mandej një fjalim rasti e mbajti edhe drejtori i përgjithshëm i ARH z. Enis Berisha i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në ketë ngjarje të veçantë nder të tjera tha:
Licencimi sot është një ngjarje shumë e rëndësishme, por për të arritur deri te kjo ngjarje ARH dhe palët tjera të përfshira kanë punuar jashtëzakonisht shumë, me angazhimin e madhe të departamentit të Licencimit, stafit të ARH-së dhe me mbështetjen e madhe te cilën e ka dhënë Bordi i ARH-së gjatë këtij procesi.
Pra, të nderuar pranishëm, pas përfundimit me sukses të gjithë këtij procesi ne si ARH sot kemi arritur në momentin e Licencimit të INFRAKOS-it dhe TRAINKOS-it. Ky moment sot përveç se paraqet në vete një moment solemn, në thelb tregon qartazi: Rregullimin e Sektorit Hekurudhor në Republikën e Kosovës, Implementimin e Ligjit të Hekurudhave dhe Përmbushjen e një Standardi Evropian për Sektorin e Transportit Hekurudhor. Në këtë mënyrë, po përmbushet njëri nga qëllimet e ligjit, dhe njeri nga misionet e ARH-së, pra Rregullimi i Sektorit Hekurudhore në Republikën e Kosovës.
Në fund drejtori i përgjithshëm i ARH z. Enis Berisha një faleminderim të veqantë e bëri për Zyrën e Komisionit Evropian për asistencën teknike që e ka dhën në ketë proces me ekspertet nga konsulenca Mability Consultants.
Një fjalë rasti e mbajtën edhe zëvendës Ministër i ministrisë së Infrastrukturës z. Krasniqi, Kryetar i Komisionit Funksional në Parlamentin e Kosovës z. Pajaziti, përfaqësues nga Infrakos dhe Trainkos, të cilët shprehen fjalë miradije për punën e mirë qe është duke e bërë ARH në përmbushjen e obligimeve ligjore të parapara me ligjin për hekurudhat e Kosovës 04/L-063 dhe direktivat Evropiane për ketë fushë.