Në kuadër të agjendës zyrtare të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave ,Zv Drejtori i Përgjithshëm znj. Zyrafete Krasniqi me bashkëpunëtor ka zhvilluar një takim pune me Zv.Drejtorin e Përgjithshëm z.Bujar Istogu në Agjencionin Kosovar të Standardizimit.
Në vazhdën e takimit, kryesisht u diskutuan çështjet e Standardeve Europiane nga fusha e sektorit hekurudhor, procesi i Adoptimit si Standarde Kosovare, procesi i transpozimit të Rregulloreve për Specifikacione Teknike për Interoperabilitet, diskutime mbi Organet njoftuese ( Notify Body) si përgjegjëse për vlerësimin e konformitetit dhe verifikimit, cështjet e sistemit të menaxhimit të Cilësisë, Informime dhe diskutime të grupit punues ndërministror për legjislacion teknik sipas Vendimit Nr.03/57 të dt: 17.07.2018 të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe shumë çështje profesionale të tjera të cilat mund të jenë pjesë e bashkëpunimimit institucional në mes Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave si organ i pavarur që rregullon dhe mbikëqyrë sektorin e hekurudhave dhe Agjencisë Kosovare së Standardizimit si organ kombëtar që miraton dhe harmonizon standarde.
Në fund të dy palët u dakorduan që të vazhdohet bashkëpunimi dhe komunikimi institucional sipas nevojave dhe kërkesave zyrtare.