Skip Navigation Links
SEMINARI NJË DITOR ME SEKRETARIATIN E PËRHERSHËM TË KOMUNITETIT TË TRANSPORTIT (TCT), I MBAJTUR NË NISH - SERBI

SEMINARI NJË DITOR ME SEKRETARIATIN E PËRHERSHËM TË KOMUNITETIT TË TRANSPORTIT (TCT), I MBAJTUR NË NISH - SERBI

10/11/2022

Me ftesë të Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit (TCT), përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH), kanë marrë pjesë në seminarin një ditor me temën “Inovacioni Hekurudhor në Ballkanin Perëndimor për vitin 2022”, cili është mbajtur më 8 nëntor 2022, në Nish të Serbisë.

Në këtë seminar në mesin e të pranishmeve përfshire këtu edhe pjesën e panelistëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, si panelist ishin edhe ekspertë të fushës së Teknologjisë Hekurudhore nga Universiteti i Bremenit, si edhe nga Universiteti i Newcastle.

Qëllimi i organizimit të këtij seminari ishte që pjesëmarrësve dhe panelistëve t'u mundësohej trajtimi dhe diskutimi i dy temave të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimet aktuale teknologjike në sektorin hekurudhor.

Lidhja automatike digjitale (DAC), si një komponent inovativ që është kyç për të mundësuar rritjen e nivelit të efikasitetit të transportit hekurudhor, për bashkimin dhe shkëputjen automatike të mjeteve lëvizëse në një tren mallrash, nga forma klasike/fizikisht, në formë digjitale, si dhe sistemi i zbulimit për automatizimin inteligjent të transportit hekurudhor, ishin këto temat për tëcilat u diskutua gjatë këtij seminari.

Recommend: