Përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave morën pjesë në "Seminarin Rajonal mbi Paketën e 4-të Hekurudhore", i cili u mbajt me 15 dhe 16 nëntor 2022, në Tiranë.
Në këtë seminar të pranishëm ishin përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, ndërsa si panelist ishin dy ekspert nga TAIEX-i, z. Fabio Croccolo - Drejtor i Përgjithshëm në Ministrin e Infrastrukturës (MIMS) ne Itali, dhe z. Christian Weber - Këshilltar i Lartë për Interoperabilitet (SNCF) në Francë.
Qëllimi i këtij seminari rajonal ishte që për zyrtarët e ministrive, rregullatorëve hekurudhor dhe për palët tjera të interesuara në Ballkanin Perëndimor, të ofrohen këshilla dhe udhëzime mbi praktikat më të mira të BE-së në lidhje me Paketën e 4-të Hekurudhore, dhe dhënien e këshillave për legjislacionin përkatës, zbatimin dhe ndërtimin e institucioneve.
Ky seminar u organizua nga TAIEX, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe me Sekretariatin e Përhershëm të Komunitetit të Transportit (TCT).