Me datën 21 shkurt 2023, përfaqësuesit nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH), kanë marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2023, organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit TCT në Prishtinë me temën “Investimi në njerëz është një investim për të ardhmen “ i cili bashkojë anëtarët e Komunitetit të Transportit, industrinë e transportit dhe akademinë.
Samiti shërbeu si një platformë për diskutim mbi sfidat dhe zgjidhjet e identifikuara në sektorin hekurudhor. Përveç diskutimeve, u shkëmbyen njohuri, promovime dhe shkëmbime të ekspertizave ndërmjet vendimmarrësve të ndryshëm të transportit dhe shoqërisë civile.
Është promovuar nevoja e performancës së përsosmërisë në hekurudhë, për te mundësuar integrimin e sistemit hekurudhor të Ballkanit Perëndimor në sistemin hekurudhor të BE-së, duke kontribuar në një zhvillim më të sigurt, më efikas, ndërveprues, të dixhitalizuar, të qëndrueshëm dhe të gjelbër të sistemeve të transportit hekurudhor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit u theksua nevoja për të krijuar sa me shume mundësi punësimi dhe për të tërhequr të rinjtë në kompanitë dhe administratat hekurudhore. Duke sjellë ekspertë hekurudhor, nga universitete dhe përfaqësues të qeverisë për të diskutuar këto çështje, ne duam të mbajmë talentin në rajon dhe të nxisim inovacionin dhe zhvillimin teknologjik/digjitalizimin në sektorin hekurudhor.
Hapi tjetër ishte edhe krijimi i një qendre rajonale për ekselencë hekurudhore me universitete, kompani hekurudhore dhe administrata. Kjo nismë është vënë në lëvizje me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit nga institucionet arsimore dhe kompanitë hekurudhore nga Evropa Juglindore. Qendra do të identifikojë dhe ekzekutojë transferimin e njohurive në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e sistemeve hekurudhore me qëllimin përfundimtar për të përshpejtuar zhvillimin e sistemeve të transportit hekurudhor në Evropën Juglindore në përputhje me sistemet hekurudhore të BE-së.
Objektivi i Qendrës Rajonale të Ekselencës, është të rrisë burimet dhe kapacitetet njerëzore në sektorin hekurudhor të Ballkanit Perëndimor, duke rritur dhe përmirësuar ndërgjegjësimin dhe njohuritë, si dhe duke promovuar standardet dhe normat e BE-së në lidhje me sektorin e transportit hekurudhor, siç përcaktohet. në ANEKSIN I të Traktatit të Komunitetit të Transportit.