Skip Navigation Links
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave në bashkëpunim me TAIEX kanë organizuar Punëtorinë me Misionin e Eksperteve mbi procesin e vendosjes në shërbim të linjës 10 në përputhje me Specifikimet Teknike të Interoperabilitetit - STI

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave në bashkëpunim me TAIEX kanë organizuar Punëtorinë me Misionin e Eksperteve mbi procesin e vendosjes në shërbim të linjës 10 në përputhje me Specifikimet Teknike të Interoperabilitetit - STI

19/05/2023

Nën organizimin e ARH-së dhe TAIEX, nga data 15 deri 18 maj 2023 është mbajtur punëtoria katër ditore së bashku me e ekspertët e TAIEX, siç janë z. Fabio Croccolo, z. Giampaolo Mancini dhe znj. Alessandra Ubaldi, të cilët vinin nga Italia.

Qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë njohja e proceduarave për futjen në shërbim të nënsistemeve strukturore në përputhje me specifikimet teknike të Interoperabilitetit-STI.

Ekspertet përmes kësaj punëtorie kanë prezantuar praktikat të cilat përdoren në Bashkimin Evropian, konkretisht në shtetin e tyre në Itali, në lidhje me procedurat për autorizim për futje në shërbim të nënsistemeve strukturore në përputhje me specifikimet teknike të Interoperabilitetit-STI.

Gjatë kësaj punëtorie katër ditore të mbajtur në ARH, përpos eksperteve të TAIEX-it, ka pasur pjesëmarrës nga ndërmarrjet/operatorët hekurudhor respektivisht përfaqësues nga Menaxheri i Infrastrukturës Hekurudhore "Infrakos", përfaqësues nga Operatori Publik i Trenave "Trainkos" dhe  përfaqësues nga Operatori Privat "Railtrans", si dhe nga ARH-ja, ku përpos Departamentit të Sigurisë të cilët e kanë organizuar këtë punëtori, të pranishëm kanë qenë edhe kolegët tjerë nga departamentet profesionale si Departamenti i Interoperabilitetit dhe Departamenti i Licencimit.

Recommend: