Skip Navigation Links
AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE NË BASHKËPUNIM ME TAIEX ORGANIZUAN MISION TË EKSPERTËVE (BE) TAIEX MBI TRANSPOZIM TË SPECIFIKACIONEVE PËR MJEJTE LËVIZËSE

AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE NË BASHKËPUNIM ME TAIEX ORGANIZUAN MISION TË EKSPERTËVE (BE) TAIEX MBI TRANSPOZIM TË SPECIFIKACIONEVE PËR MJEJTE LËVIZËSE

21/07/2023

Me mbështetjen të Komisionit Evropian në Kosovë përmes misionit të ekspertëve (BE) TAIEX, të organizuar në bashkëpunim me Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave (ARH), nga data 04 - 06 korrik 2023 është mbajtur punëtoria tre ditore për transpozim të Specifikacioneve për mjete lëvizëse.

Qëllimi i misionit të ekspertëve ishte të ofronte këshilla dhe udhëzime për ARH në harmonizim të legjislacionit të interoperabilitetit hekurudhor në përputhje me ligjin dhe praktikat e BE-së. Ekspertët e misionit TAIEX nga Franca, z. Christian Weber (këshilltar i lartë për Interoperabilitet SNCF - French Railways Holding), dhe z. Frédéric PARDÉ (ekspert privat i pensionuar nga SNCF) ndanë ekspertizën dhe përvojën e tyre për të asistuar hartimin e rregullores për Regjistrin Nacional të mjeteve lëvizëse në Kosovë në përputhje me acquis të BE- së.

Gjithashtu misioni me ekspertë të  (BE) TAIEX përgjatë tre ditëve ka prezantuar kuadrin ligjor dhe praktikat në Bashkimin Evropian në lidhje me Regjistrin e mjeteve hekurudhore në modalitetin digjital (NVR, EVR, ECVVR).

Vlen të theksohet se përveç Departamentit të Interoperabilitetit që organizoi punëtorinë, ishin të pranishëm edhe departamente të tjera profesionale si Departamenti i Sigurisë dhe Departamenti Ligjor/Licencues, gjithashtu morën pjesë gjithë palët e interesit, përkatësisht përfaqësuesi nga menaxheri i infrastrukturës hekurudhore Infrakos, nga Trainkos si operator publik dhe përfaqësuesi nga operatori privat Railtrans, si dhe një përfaqësues nga Ferronikel L.L.C.

Recommend: