Raporti i Auditimit për vitin fiskal 2023
Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të ARH-së për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2023, edhe kësaj radhe pa asnjë të gjetur dhe asnjë rekomandim të dhënë.
Nga ky raport shihet se për ARH-në nuk është potencuar asnjë e gjetur apo rekomandim, në asnjërën nga fushat e audituara, gjë e cila dëshmon që ARH ka vazhduar me menaxhimin dhe shfrytëzimin e parasë publike në mënyrë profesionale dhe në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Linku: https://zka-rks.org/cms/ReportFiles/2024_42e195c1-40fc-4bb0-9e74-29c22b1fb4cf.pdf